Itali/ Shembet ura në Xhenova, 35 të vdekur (FOTO/ VIDEO)

Itali/ Shembet ura në Xhenova, 35 të vdekur (FOTO/ VIDEO)

Një urë, pjesë e autostradës A10, është shembur në qyetin e Xhenovas, në Itali. Mediat italiane raportojnë se një numër i madh makinash janë përfshirë në ngjarje.

Bilanci provizor është 35 të vdekur, mes të cilëve edhe një fëmijë, dhe 13 të plagosur. 

Policia dhe ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes. Pamjet e para tregojnë disa makina që kanë rënë nga ura.

Ura me gjatësi 100 metra është ndërtuar në vitin 1960 dhe njihet si ura Morandi.

Segmenti që u shemb kalon mbi një zonë me popullsi të dendur. 

Disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se kanë parë një vetëtimë që ka goditur urën, çka mund të ketë sjellë shembjen.

Zona rreth vendit të ngjarjes është evakuuar, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar nën rrënoja.

Ministri i Brendshëm, Mateo Salvini, në një status në rrjetet sociale u shpreh se në terren janë 200 zjarrfikës, që po punojnë për t’u shpëtuar jetën njerëzve të përfshirë në këtë fatkeqësi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy