Japoni, ekzekutohet i dënuari me vdekje

Japoni, ekzekutohet i dënuari me vdekje

Një qytetar kinez i dënuar me vdekje për masakrimin e një familjeje në vitin 2003 u var sot në Japoni.

Ky është ekzekutimi i tretë në vend,  pas dy të tjerëve që u zhvilluan gushtin e kaluar, dhe i pari i autorizuar nga Ministri i Drejtësisë Masako Mori që kur ai mori drejtimin e dikasterit tetorin e kaluar.

Agjensia e lajmeve “Kyodo”, duke përmendur Ministrinë e Drejtësisë, e identifikoi burrin e varur si Wei Wei, 40 vjeç. Ai ishte shpallur fajtor dhe dënuar për therjen e një familjeje me katër anëtarë: nënën, babanë dhe dy fëmijët, në Fukuoka, në jugperëndim të Japonisë, pasi kishte hyrë në shtëpinë e tyre për të kryer një vjedhje. Krimin e kreu në bashkëpunim me tre bashkatdhetarë, me të cilët zhduku trupat e viktimave të tyre, duke i hedhur në ujërat e portit. Dënimi me vdekje për Wei Wei u dha në vitin 2011. Në Japoni, të dënuarit me vdekje informohen për ekzekutimin vetë në ditën kur ai është vendosur të kryhet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy