Barack Obama nderohet me një “Emy”

Barack Obama nderohet me një “Emy”

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka fituar një çmim Emmy për rrëfimin në serialin dokumentar të Netflix "Parqet më të bukura kombëtare në botë". Lajmin e konfirmoi Akademia Amerikane e Televizionit. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të bëhet më 13 shtator, por çmimet më të vogla bëhen të ditura paraprakisht.

Vetëm një president e ka marrë më parë një çmim të tillë: Dwight Eisenhower në vitin 1956, por në rastin e tij ishte një çmim nderi.

Përveç Obamës, të tjerë të nominuar për çmimin Emmy në kategorinë e tregimtarëve ishin ish-ylli i NBA-së, Kareem Abdul-Jabbar ("Patriotët e zinj: heronjtë e luftës civile"), aktorja fituese e Oscarit Lupita Nyong'o ("Serengeti II) dhe natyralisti veteran David Attenborough ('Loja e çiftëzimit').

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy