“Administratori” kap 30 kg kanabis në Elbasan

“Administratori” kap 30 kg kanabis në Elbasan

Policia e Elbasanit ka sekuestruar një sasi prej 30 kg kanabis, ndërsa në pranga janë vënë 3 persona. Operacioni i koduar “Administratori” u krye ditën e djeshme. Policia njofton se

ka prangosur 35 vjeçarin Flori Kuqja, 27 vjeçarin Enver Dobra, banues në Cërrik, si dhe Fatos Seranin, 37-vjeç, banues në Berat.

“Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një procedimi proaktiv të ndjekur me metoda speciale hetimi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Flori Kuqja u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës material 30 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Cannabis Sativa”, sqaron policia.

Gjithashtu  u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e  shtetasve T.K, 27 vjeç dhe XH.K 29 vjeç të dy banues në fshatin Shalës Cërrik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy