Japonia goditet nga tërmet me magnitudë 6.1

Japonia goditet nga tërmet me magnitudë 6.1

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi Japoninë veriore të martën pasdite, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), por pavarësisht lëkundjeve sizmike nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.

Goditja u regjistrua në orën 18.18 me orën lokale (11.18 me orën tonë) në prefekturën veriore të Aomorit në një thellësi prej 20 kilometrash.

Tërmeti u ndje gjithashtu në ishullin Hokkaido. Kanali televiziv publik NHK raportoi se nuk ishte lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.

Tërmetet janë të zakonshme për Japoninë, e cila ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një hark aktiviteti intensiv sizmik që shtrihet në Azinë Juglindore dhe në të gjithë pellgun e Paqësorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy