Kush është presidentja e re e Komisionit Europian/ Nga akuzat për plagjiaturë, te hyrja në politikë në moshën 43-vjeçare

Kush është presidentja e re e Komisionit Europian/ Nga akuzat për plagjiaturë, te hyrja në politikë në moshën 43-vjeçare

Anëtarët e Parlamentit Europian miratuan të martën kandidaturën e gjermanes Ursula von der Leyen si Presidente e Komisionit Europian, e cila u bë gruaja e parë që merr postin më të lartë të të BE.

Por kjo nuk është hera e parë që Von Der Leyen hyn në histori si femër në një pozicion të lartë politik. Në vitin 2013, ajo u bë ministrja e parë e mbrojtjes në Gjermani, një pozicion që ajo e ka mbajtur deri para pak ditësh.

60-vjeçarja e lindur në Bruksel ka qenë aleate e ngushtë e kancelares gjermane Angela Merkel për disa vjet dhe madje, për ca kohë ajo ishte menduar se do të ishte pasardhësja e Merkelit.

Megjithëse nuk ka hyrë shpejt në politikë, Von der Leyen nuk ishte në terren të huaj që në hapat e parë. Babai i saj, Ernst Albrecht, ka qenë ministër-presidenti i Saksonisë së Poshtme dhe ish-drejtori i përgjithshëm i Komisionit Europian, mes posteve të tjera të larta që ka mbajtur.

Në moshën 13-vjeçare, Von der Leyen u shpërngul nga Brukseli në Gjermani me familjen e saj. Ajo vazhdoi studimet në Shkollën Ekonomike të Londrës dhe më vonë mjekësinë me një specializim në gjinekologji në Hanover.

Folëse e dy gjuhëve, franceze dhe gjermane, ajo është nënë e shtatë fëmijëve – një rast i rrallë  në Gjermani, ku mesatarja e lindjeve për një grua nuk arrin në 2 fëmijë.

Von der Leyen hyri në politikë në moshën 43-vjeçare dhe ka qenë anëtare e Partisë Konservatore të Kristian Demokratëve të Merkelit (CDU) që prej asaj kohe.

Ajo ka mbajtur pozicione të ndryshme politike brenda rajonit të Hanoverit midis viteve 2001-2004  dhe më pas u zgjodh në parlamentin e Saksonisë së Poshtme në vitin 2003, përpara se të bëhej anëtare e kabinetit si ministre për çështjet sociale, gratë, familjen dhe shëndetin.

Von der Leyen u katapulua në skenën politike gjermane në vitin 2005, kur Merkel e emëroi si ministre federale për çështjet e familjes, të moshuarit, gratë dhe të rinjtë. Katër vjet më vonë, ajo u zgjodh në Bundestag, ndryshe parlamenti federal gjerman. Ajo ka mbajtur postin e ministres federale të punës dhe çështjeve sociale deri në vitin 2013.

Gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e ministres së Mbrojtjes, institucioni në fjalë është akuzuar për dhënien e kontratave të dyshimta private dy firmave konsulente, McKinsey dhe Accenture.

Më vonë, ajo e komentoi këtë rast si “disa gabime në ndarjen e kontratave”.

Në vitin 2015, ajo u akuzua - dhe më vonë akuzat ranë - për plagjiaturë në tezën e saj të doktoraturës. /  Euronews / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy