Gazetari Lorenc Rabeta në 'MCN Economy' ka komentuar ecurinë e kursit të këmbimit kryesisht këto dy vitet e fundit për të cilat u shpreh se ka pasur luhatje të shumta kjo për shkak të flukseve të larta hyrëse të monedhës euro.
Ai tha se kemi një prishje të raportit të euros me lekun, ndërsa theksoi se BSH i mat remitancat duke parë transfertat e parave dhe përmes kontrollit në pikat kufitare.
Sipas tij, Banka e Shqipërisë nuk arrin dot të masë paratë që vijnë në rrugë zyrtare dhe jo më ato jo zyrtare.
Luhatjet e euros në këto dy vitet e fundit janë aq të rëndësishme sa një italian e gjeti euron me 140 dhe sot është 98. Ka pasur luhatje dhe para pak orësh një raport i dalë është pozitiv ecuria e sistemit bankar por kishte një të dhënë interesante se flukset e euros kanë hyrë në Shqipëri me ritme shumë të larta, pra rritja e flukseve të euros vazhdon dhe nuk ka asnjë shenjë se kjo rritje fluksesh do të frenohet.
Nëse para dy vitesh ishte 140 tani jemi rreth 1 që do të thotë se e ka humbur vlerën me 15% dhe kjo si pasojë e flukseve të larta të hyrjes së saj. Deri tani kemi dhe festat e nëntorit para dhe mund të kemi një tjetër goditje të fortë sepse ndodh në çdo fazë prag festash sepse dhe emigrantët që vijnë sjellin shuma eurosh dhe nuk besoj se nuk do të ndjehet dhe këtë vit te kursi i këmbimit.
BSH i mat remitancat duke kryqëzuar të dhënat e kompanive të trasfertave të parave por në dijeninë time ajo kryen dy anketime në vit në pikat kufitare të Shqipërisë dhe u thotë kë keni ardhur të takoni dhe sa lekë do i jepni dhe bazuar në transfertat dhe këtë anketë ata arrijnë në përfundimin se remitancat për këtë vit kanë qenë rreth 1 mld euro.
Nëse BSH nuk mat dot paratë që vijnë në rrugë zyrtare si mund të masë ato që përflitet se vijnë në rrugë jo zyrtare. Një nga motivet që ne po hyjmë në SEPA së fundi është dhe kontrolli verifikimi i eurove që epo hyjnë në Shqipëri sepse siç po shohim janë jashtë kontrollit.



