Mbyllja e TikTok-ut/ Zonja: Rama po e bën Shqipërinë si kopsht eksperimental

Mbyllja e TikTok-ut/ Zonja: Rama po e bën Shqipërinë si kopsht eksperimental

Gazetari Sebastian Zonja tha në studion e emisionit Zonë e Lirë në MCN Tv se Rama kërkon ta mbyllë TikTok-un për 3 arsye kryesore.

Duke vijuar, Zonja tha se Rama është i pari që po hyn në një luftë tregtare me Kinën dhe se po e bën Shqipërinë si një kopsht eksperimental.

 

Drupal Ad

Jam kundër mbylljes së TikTok.

E bën për t’i bërë qejfin administratës Trump. E dyta sepse dëmton subjektet e reja politike që e përdorin si platformë dhe e trata kënaq ata prindër që më të vërtetë e shohin si problem dhe me të vërtetë është problem për shkak të përmbajtjes.

Asnjë pushtetar nuk ka asnjë limit. Evropa dhe çdo vend tjetër është e interesuar që këtu të ketë autokratë dhe stabilokratë. Ata janë të kënaqur se po shohin shembullin e parë sesi mbyllet një aplikacion që i vjedh të dhënat dhe i çon në Kinë. Ky është i pari që po hyn në një luftë tregtare me Kinën. Po bën Shqipërinë si kopsht eksperimental.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy