Moti i keq/ Faqet zyrtare të institucioneve pa informacion për situatën

Moti i keq/ Faqet zyrtare të institucioneve pa informacion për situatën

Situata e vështirë e krijuar në të gjithë vendin për shkak të temperaturave të ulëta, borës dhe ngricave nuk gjen pasqyrim në faqet zyrtare të institucioneve përgjegjëse.

Nëse bën një kërkim në faqen e Ministrisë së Brendshme, njoftimet e fundit nuk kanë të bëjnë me situatën e motit.

Po ashtu, faqja zyrtare e ARRSH ka mbetur ende në datën 4 janar, kur është postuar njoftimi i fundit mbi gjendjen e rrugëve.

Ministria e Mbrojtjes është pak më interaktive me përditësimin mbi situatën.

Ditën e sotme, aty është postuar një deklaratë për mediat e ministres Olta Xhaçka në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq.

Ndërkohë, njoftimi i fundit i kësaj natyre i përket datës 3 janar.

Përveç njoftimeve të shpërndara në media, të cilat raportojnë mbi situatën orë pas ore, vetë institucionet përgjegjëse e neglizhojnë pasqyrimin e saj në faqet e tyre zyrtare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy