Kola: Prova më e mirë për stomakun është testimi i ushqimeve që ju bëjnë dëm. Mos u besoni testeve laboratorike

Kola: Prova më e mirë për stomakun është testimi i ushqimeve që ju bëjnë dëm. Mos u besoni testeve laboratorike

Gastriti, ulcera peptike, sëmundja e refluksit gastro-ezofageal dhe sëmundjet e tjera janë disa nga problemet më të shpeshta të stomakut.

Mjeku internist Gerald Kola, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, u ndal në faktorët e rrezikut, simptomat dhe metodat më të rëndësishme të trajtimit.

Ai theksoi se vetëm mjeku specialist mund të konfirmojë nëse kemi një problem të stomakut apo nëse bëhet fjalë për një gjendje kalimtare.

Nëse dhimbja e stomakut zgjat më shumë se 10 ditë, duhet patjetër të konsultoheni me mjekun, pasi vetëm ai mund të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me një ftohje, gastrit, apo një problem tjetër.

Zakonisht, krizat dhe tkurrjet e stomakut janë ato që krijojnë konfuzion, pasi shumë njerëz e kanë të vështirë të dallojnë midis dhimbjes së stomakut dhe asaj të barkut. Dhimbja shpesh është e shpërndarë dhe e vështirë për t'u lokalizuar me saktësi.

Gjithashtu, kohëzgjatja e dhimbjes ose djegies është shumë e rëndësishme. Nëse gjendja vazhdon për më shumë se tre ditë, duhet të konsultoheni me mjekun. Asnjë farmacist, nutricionist apo person tjetër nuk mund ta diagnostikojë saktë këtë lloj dhimbjeje klinike.

Dr. Kola gjithashtu renditi faktorët që ndikojnë negativisht në stomak dhe theksoi se provat më të mira mund të bëhen vetëm duke testuar ushqimet specifike.

Po ashtu, ai këshillon që të mos i besoni shumë testeve laboratorike për intolerancat ushqimore. Metoda më e mirë, sipas tij, është të provoni çdo ushqim për një kohë dhe të shihni nëse shkakton dhimbje.

Gjërat që e shtojnë këtë gjendje janë gjerat pikante, gjërat me aciditet të shtuar, domatja, kurrë nuk rekomandohet të hahet esëll p.sh., gjithmonë duhet shoqëruar me ushqime të tjera, të skuqurat mund te te ngacmojnë, të thartat, etj, këto të sjellin shtim të problemit.

Pija ideale për tu pirë në mëngjes, është uji, edhe ai me limon mund të behet.

Po flasim për dy gjëra, po flasim për popullatën e shëndosh, apo për ata që kanë probleme me stomakun, se janë dy gjëra të ndryshme.

Ata që e kanë probleme të stomakut, duhet të mjekohen dhe të mbajnë dietën adekuate. Mos tu besojnë shumë testeve laboratorike, intolerancave, etj, jo, provoni secili ushqim nga një herë, shikoni u bën dëm ose jo. nëse një ushqim i caktuar u jep bezdi atëherë mos e konsumoni më, pra testi më i mirë që mund të bëni.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy