Dezinformimi, Cukali: Në Shqipëri vjen nga pushteti! Njerëzit s'kanë arsimimin e duhur për të kuptuar nëse po manipulohen (VIDEO)

Dezinformimi, Cukali: Në Shqipëri vjen nga pushteti! Njerëzit s'kanë arsimimin e duhur për të kuptuar nëse po manipulohen (VIDEO)

Gazetari Koloreto Cukali deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se Evropa ka një nevojë të madhe për të luftuar dezinformimin pasi ka disa aktorë të fuqishëm globalë të cilët kanë ushtri të tëra me njerëz që kanë detyrë të mbjellin dezinformim.

Duke vijuar, logjikën e tij, Cukali tha se njerëzit në përgjithësi nuk e kanë arsimimin e duhur për të kuptuar nëse po manipulohen.

Më tej, gazetari theksoi se në Shqipëri dezinformomi vjen nga pushteti që është qeveria dhe Bashkia e Tiranës.

Duhet të fillojmë nga problemi, ka nevojë Evropa për të luftuar dizinformimin. Ka aktorë të fuqishëm globalë, si Rusia, Kina , Irani madje dhe Koreja Veriut kanë një ushtri të tërë, me njerëz që kanë vetëm një detyrë të mbjellin dizinfomracion, dhe kjo nuk është vetëm një lajm i pavërtetë, i paqartë. Është fushatë e qëllimtë për të manipuluar mendjen e njerëzve, dhe shkalla e manipulimit është globale. Një fakt manipulues i thënë në Kinë mund të ketë arritur të mbërthejë miliona amerikanë. Problemi është real. Në përgjegjësi një polarizim i gjithë botës duke filluar nga Brazili deri në Japoni, jo vetëm në Perëndim, por dhe në lindje operohet më dizinformimin dhe polarizmin, çka e bën situatën shumë të vështirë. Besoj që Evropa do të përpiqet të forcojë e instrumente që do ta luftojnë këtë fenomen. Është shumë i rrezikshëm, e pamë dizinformimin që vinte për vaksinat dhe ka shkaktuar dëme të mëdha. Njerëzit nuk kanë as arsimimin e duhur për të kuptuar kur po manipulohen, mungesa e asaj që quhet arsimim mediatik, nuk dinë mjaftueshëm kur po gënjehen kur po manipulohen. Ngritja e këtyre qendrave është strategji që do shtyret më tepër.

Fjalitë janë në rregull, por goja nga vijojë fjalitë është problemi. Ato fjali Balla t’i thotë në pasqyrë. Demokracia është e kërcënuar nga dezinformacioni. Dezinformacioni vjen pushteti në Shqipëri, dhe pushteti këtu është qeveria dhe pas asaj bashkia e Tiranës. Nuk është problem gazetarësh, por i organizimit të grupeve të njerëzve. Grupe njerëzisht, organizohen dhe shpërndajnë mesazhe që do goditet kjo dhe do përhapet kjo gënjeshtër, dhe kjo vjen nga burime brenda qeverisë dhe Bashkisë. Në fjalën e Ballës kemi një devijim të burimit të problemit. Shqipëria ka individë që e quajnë vetëm gazetarë e janë shumë të pasur, kjo nuk është e vërtetë. Problemi i vërtetë është bashkëpunimi i pronarëve të medias me pushtetin. Balla po përpiqet ta çojë topin në vendin e gabuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy