Ashtu si koncesioni i skanimit në dogana edhe koncesioni tjetër i markimit të karburanteve është një dështim që po ngarkon me kosto shtesë subjektet e këtij tregu. Shoqata e Hidrokarbureve i kërkon ministrisë së financave të ndërhyjë, në kushtet që koncesionari nuk po plotëson asnjë pikë të kontratës.



