Amos Zaharia, në një rrëfim për jetën dhe profesionin: Aktrimi, një adrenalinë që nuk ka fund kurrë

Amos Zaharia, në një rrëfim për jetën dhe profesionin: Aktrimi, një adrenalinë që nuk ka fund kurrë

Aktori i njohur i filmit dhe teatrit, Amos Zaharia, ishte i ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ku ndau me publikun disa detaje interesante nga jeta dhe karriera e tij.

Duke marrë shkas nga shumë rolet e tij, ai u ndal te shfaqja e fundit “15 ditë prilli”, një dramatizim mjaft sfidues, ku aktorët ndërtonin mbi shtatë role njëkohësisht.

Kam qenë shumë i zënë se më këtë punë merren. Vij nga shfaqja ime e fundit, e titulluar “15 ditë prilli”, një dramatizim nga libri i Anisa Markarian, që flet për komunizmin, dhe janë 15 ditët e fundit të komunizmit.

Ishte një shfaqje shumë sfiduese sepse nuk pati një diagrame normale, siç ka çdo shfaqje që ka një fillim, një zhvillim dhe një fund, por ishin 15 ditë të marra dhe të bashkuara me njëra tjetrën dhe ne si aktorë duhej të bënim punën  e 15 aktorëve.

Unë personalisht kam interpretuar shtatë personazh njëkohësisht. Ishte shumë sfiduese, edhe për nga ana e teknaliteteve sepse sa dilje në skenë do duhej të shkoje te vishej ne palë rroba tjerë, nuk të dilte koha dhe ishte adrenalinë.

Aktori Zaharia, duke folur për natyrën e profesionit të tij, theksoi se aktrimi është një aktivitet që të mbërthen në një adrenalinë që nuk ka fund.

Sipas tij, krijimi i disa personazheve njëkohësisht është sfidë e profesionit.

Çdo shfaqje është një adrenalinë në vetë se gjithmonë do bësh diçka ndryshe, të jetë dikush tjetër, gjithmonë ke sfida tjera. Një ndër arsyet që e ka zgjedhur këtë profesion është se gjithmonë ka adrenaline brenda që nuk ka fund.

Është detyrë e çdo aktori, që të futet në lëkurën e një personazhi dhe pastaj si do që të jetë çdo karakter që ti sjell qoftë në teatër, qoftë në film, nga vetja jote do dalë. E vështirë është të gjesh ngjyrimin që të kalosh nga një personazh në tjetrin dhe njëkohësisht të jesh edhe interesant edhe ndryshe në çdo rol.

Nëse do zgjidhja mes filmit dhe shfaqjes unë do zgjidhja gjithmonë shfaqjen se ka më shume energji, gjërat ndodhin aty për aty.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy