Ish-portieri i Real Madrid, tashmë edhe legjendë e këtij klubi, është rikthyer sërish të jetë pjesë e ‘galaktikëve’. 39-vjeçari ashtu siç ka njoftuar sot edhe vetë Real Madrid do të jetë CEO i ri i klubit më të madh në botë.
“Iker Kasijas është një legjendë e Real Madrid, ai përfaqëson vlerat e klubit tonë dhe është portieri më i mirë në historinë tonë”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.
Kasijas fitoi 19 tituj gjatë 25 viteve që ai mbrojti veshur fanellën e Realit, 3 Kupa Evropiane, 3 Kupa Botërore Klubesh, 2 Super Kupa Evropiane, 5 Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 4 Super Kupa Spanjolle.
Kjo mund të quhet edhe një lloj pendese për Real Madrid që ish-portierin e largoi si një lojtar të zakonshëm.



