Peleshi në Gjirokastër: U shënua viktima e parë, largohuni nga banesat

Peleshi në Gjirokastër: U shënua viktima e parë, largohuni nga banesat

Fill pas regjistrimit të viktimës së parë nga zjarret në Lunxheri të Gjirokastrës, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka mbërritur në fshatin Asim Zenel, ku humbi jetën një 64 vjeçar.

Peleshi në fjalën e tij ka bërë apel banorëve të tre fshatrave më të rrezikuar në Gjirokastër që të mos bëjnë rezistencë dhe të largohen nga banesat e tyre.

Peleshi pranon se situata është mjaft e vështirë, ndërsa thotë se drejt Gjirokastrës janë nisur helikopterët që po punonin për shuarjen e zjarreve në Karaburun të Vlorës. Ai thekson duhet të evakuohen banorët e rë tre fshatrave, Asim Zenel, Arshi Lengo dhe Krin, ku situata paraqitet më kritike. Peleshi i bën thirrje banorëve që të mos rezistojnë por të largohen nga fshatrat.

Është një situatë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme dhe nuk është e lehtë që  ti vendosësh nën kontroll. Në këtë fshat është shënuar dhe viktima e parë. Duhet evakuim në  tre fshatra, policia dhe zjarrëfikëset janë në krye të detyrës. U bëj thirrje banorëve të fshatrave Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo që të mos bëjnë rezistencë dhe të largohen nga banesat e tyre. Ne do të bëjmë më të mirën, dhe duke qenë se në Pash Aliman dhe në Llogara e kemi në kontroll situatën të gjithë forcat do i përqendrojmë në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër,” ka thënë Peleshi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy