Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, Babi: Mjekët u dënuan sa për një gërvishtje makine

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, Babi: Mjekët u dënuan sa për një gërvishtje makine

Babai dhe vëllai i Doriana Hakës, 25­-vjeçares që humbi jetën pas lindjes së fëmijës së saj, kanë akuzuar Gjykatën pas vendimit ndaj mjekëve, të cilët u gjobitën me 400 mijë lekë për mjekim të pakujdesshëm. Teksa e cilësojnë fyes dhe qesharak vendimin ndaj mjekëve, ata thotë se jeta e vajzës së tyre u barazua me një gërvishtje makine.

Duke folur në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, babai i Dorianës, Enveri theksoi se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për vajzën e tij. “Ne si familje këtë vendim e përjetuam sikur më vranë prapë vajzën. U befasova nga ai vendim, është skandaloz. Nuk e di ku e gjeti guximin, që dha dënimin me 400 mijë lekë, e krahasoi vajzën time me një lopë a një gërvishtje makine. Një gjyqtar i korruptuar. Mua fëmijë 25 vjeç më ka hyrë në dhe për shkak të gabimit të mjekëve”, u shpreh Enveri mes lotësh.

Vëllai i Dorianës, shton se ky gabim i mjekëve që i mori jetën motrës së tij, u trajtua sikur të ishte një gabim i thjeshtë administrativ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy