
Sali Berisha paralajmëron paralajmëron qëndrimin e opozitës në protestë në parlament, për të cilën thotë se do të shtrihet edhe në rrugë dhe institucione.
Demokratët në 10 vite bënë përpjekje shumë të mëdha. E vërteta është se përpjekja dhe sakrifica e tyre e madhe, e veçantë, 90 ditë, ditë e net në bulevard në një çadër, u përdor për pazar në mënyrën më të shpërfytyruar, siç dalin gjërat mbrapa, nga Lulzim Brava.
U përdor për pazar me Edi Ramën. Dhe në mënyrë të padiskutueshme, demokratët nuk i kanë humbur zgjedhjet e vitit 2021. Absolutisht jo!
Por Lulzim Pengu, në vend se të mbronte votën e tyre, zgjodhi dhe rrugën që e tregon edhe tani që të hyjë në qeveri me Edi Ramën.
Në këtë kontekst, ju keni të drejtë, sakrifica dhe mundi i tyre nuk u kurorëzua, nuk solli atë që ata meritonin.
Si një njeri që ka ndjekur nonstop çadrën, çadra e dridhi Edi Ramën, e tmerroi Edi Ramën, e theu Edi Ramën.
Ata djem, burra, gra, vajza që sakrifikuan aty tre muaj, me zërin e tyre e bënë Edi Ramën të paketojë zyrën.
Por ai përdori aktin imoral të blerjes dhe në një takim pesëorësh, siç faktohet mbrapa, ai de facto e denatyroi plotësisht liderin e opozitës. E shndërroi në një plaçkë pazari.
Berisha tha në një komunikim me mediat ditën e sotme se është e vërtetë që gjatë këtyre dy viteve nuk ka pasur një lëvizje të qëndrueshme, për rrjedhojë nuk ka pasur një sukses real, por nga dje nisi për të mos u ndalur më deri në ditën e fitores.
Na përket ne, dyzet e ca burrave e grave të mbrojmë aty jo vetëm të drejtat tona si deputetë, por të gjithë qytetarëve që kanë votuar kundër Edi Ramës.
Kemi dy vite që ne përpiqemi me përkushtim të vërtetë, që parlamenti të funksionojë si institucion në interesin më të mirë të shqiptarëve.
Një opozitë që ka dorëzuar në parlament 31 ligje, që të gjitha ligje që synojnë të ndryshojnë jetën e qytetarëve shqiptarë, nga minimumi jetik tek ligjet kundër korrupsionit.
Ato, Edi Rama i ndryn në sirtarin e Lindës së parlamentit. Pra, parlamentin e shndërron në institucion personal të tij. Kemi dy vjet, që me dhjetëra e dhjetëra herë, kërkohen ministra në komisionet parlamentar.
Nuk vijnë. Kemi dy vjet që kërkojmë dokumente zyrtare, që me ligj duhet t’u jepen qytetarëve, jo më deputetëve. Absolutisht nuk i japin.
Sot, zonja Zhupa denoncoi se ata nuk i japin dokumente Gjykatës Kushtetuese. Këta sillen si bandë, se bandë janë.
Dhe mohojnë një të drejtë ndër më madhoret kushtetuese të deputetëve, krijimin e komisioneve hetimore parlamentare, e cila në Kushtetutë është laksative, e cila me Gjykatë Kushtetuese është shpallur taksative.
E kanë mohuar gjer tani 6 herë. Sepse të gjitha komisionet hetimore që janë kërkuar, nga McGonigal, te konflikti i interesit, te koncesionet në shëndetësi, të patronazhistët, vjedhja e TIMS, të gjitha çojnë te Edi Rama.
Dhe sipas Edi Ramës, ai nuk mund të hetohet sepse duhet të largohet. Ju keni dëgjuar për Olta Xhaçkën, por Edi Rama është pesë herë mk shumë në konflikt interesi se Olta Xhaçka. Personalisht ai.
Pra, nëse ti sillesh kështu, ne si deputetë dy rrugë kishim ose të braktisim parlamentin, ose të nisim betejën në parlament. E kemi diskutuar gjatë dhe vendosëm të nisim betejën në parlament.
Se braktisja do ishte një gjë që ai do e pëlqente shumë. Ne do qëndrojmë në parlament me protestën tonë më të fuqishme.
Dhe kjo protestë, ju garantoj se nuk do mbetet vetëm në sallën e parlamentit. Dora dorës, gradualisht ajo do shtrihet në rrugë, në sheshe, në institucionet e tjera të vendit.
Absolutisht greva e urisë është përmendur. Ka gatishmëri të vërtetë dhe është një opsion. Nuk ka diskutim, kjo është betejë.
Ne e kemi nisur këtë, kur ai de facto na asgjësoi ne në parlament. Kur arriti gjer aty sa të na caktojë përfaqësuesin tonë në komisionin e reformës elektorale.
Tani merr fund kjo gjë, jemi gjysma e kombit. Nuk mund të sillet kurrë në këtë mënyrë, ose ta mbyllë gojën të mos ndërhyjë në punët e brendshme, ose do i bëhet ajo problem i madh këtu brenda.



