
Policia në Norvegji ngriti akuzën për terrorizëm ndaj një personi i cili vrau dy dhe plagosi dy të tjerë në orët e vona të natës në qendër të Oslos.
Një marshim LGBTQI+ në kryeqytetin norvegjez i planifikuar për të shtunën u anulua pas sulmit fatal në dy bare, njëri prej tyre klub homoseksualësh.
Autori i dyshuar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është një norvegjez 42-vjeçar me origjinë iraniane, tha policia të shtunën.
Shërbimet e sigurisë të Norvegjisë (PST) kanë sugjeruar se ata po e trajtojnë sulmin si një akt të "terrorizmit islamist", megjithëse ata kanë vërejtur "probleme" me shëndetin mendor të të dyshuarit.
Kreu i PTS, Roger Berg, tha se i dyshuari "ka një histori të gjatë dhune dhe kërcënimesh". Ai ka qenë në radarin e organizatës për dyshime për radikalizim dhe anëtarësim të tij në një rrjet ekstremist islamik që nga viti 2015.
Sulmi ndodhi 01:00 me orën lokale (23:00 GMT) jashtë barit “Per på hjørnet”, ku u raportuan dy vdekje, sipas mediave lokale.
Sulmuesi më pas u zhvendos në një klub homoseksual aty pranë, Londra Pub, në qendër të Oslos.
"Ka arsye për të besuar se ky është një krim urrejtjeje", tha zyrtari i policisë së Oslos, Christian Hatlo, duke iu referuar natyrës së vendeve të ngjarjes.



