“Nuk ka Zot”, propaganda ateiste sovjetike në foto

“Nuk ka Zot”, propaganda ateiste sovjetike në foto

“Feja është opium për popujt”. Kjo thënie e Marksit e përdorur gjerësisht edhe në Shqipëri, para dhe sidomos pas vitit 1967, kur u shembën kishat dhe xhamitë, qëndron në themel të ateizmit sovjetik. Heqja dorë nga besimi fetar inkurajohej nga postera dhe revista antifetare në Bashkimin Sovjetik. Disa prej tyre janë mbledhur në një libër të titulluar “Utopia pa Zot: Propaganda sovjetike antifetare”.

“Pa Zot” në një revistë të vitit 1923

Dy revista ishin në shërbim të propagandës antifetare dhe shpërndaheshin nga shteti në ë gjithë Bashkimin Sovjetik. Revista përfshinte imazhe satirike dhe artikuj që synonin besimtarët. Ky imazh, i quajtur “Përmbytja e Kuqe”, paraqet klerin e sulmuar nga fuqia e shtetit.

“Zhgënjimi” i Zotit

E njëjta revistë në vitin 1924 paraqet Zotin duke thënë: “Ju më zhgënjyet, miqtë e mi. Më vjen turp të më shohin në Tokë tani!”, ndërsa i drejtohet një grupi skeletesh të veshur me rroba fetare.

Një poster pa datë

Në këtë poster propagandistik antifetar, i cili shfaqej në mure në të gjithë Bashkimin Sovjetik, thuhet: "Një burg për zemrën dhe mendjen".

Një poster i vitit 1975

Ateisti më i spikatur kozmonaut ishte Gherman Titov, fluturimi i të cilit në gusht 1961 pasoi atë të Yuri Gagarinit. Në vitin 1962, ai i tha publikut në një panair se nuk kishte parë Zot apo engjëj në hapësirë dhe se besonte në forcën dhe arsyen e njerëzimit. Ky poster, i titulluar “Nuk ka Zot” - e përkujton atë.

“Në dritën e vërtetë”, 1962

Kopertina e këtij koleksioni posterash antifetarë, të shfaqur në një ekspozitë në Leningrad, paraqet një laps dhe rrezen e dritës së të vërtetës, ndërsa një gjyshe mban një shishe me ujë të shenjtë, një njeri që lutet me revistën e Dëshmitarëve të Jehovait, “Kulla e Rojës”, një prift me shishe vodke në dorë, një burrë në gjunjë me një shishe uji të bekuar dhe një shishe konjaku.

Revista “Pa Zot”, 1934

E titulluar “Fytyra e Vërtetë e Kishës Katolike”, ky vizatim paraqet një papë-merimangë që mbikëqyr djegien e librave të Marksi, Leninit dhe Darvinit.

Një poster i vitit 1930

Ky imazh paraqet një meshtar që ngjitet në shtyllën elektrike me ndihmën e një pijaneci, ndërsa në dorë mban kryqin. Slogani thotë: "Të gjithë e kuptojnë se ku po punohet - prifti dhe i dehuri thjesht po dëmtojnë".

Një poster i vitit 1977

Në këtë poster, radioja po transmeton “Ave Maria” dhe këngë që kanë të bëjnë me politikën. “Një fanatik leshko është i lumtur kur dëgjon lutjet nga "atje lart". Ato, si rregull, janë të njollosura me antisovjetizëm”, është diçitura.

Poster i vitit 1981

Kopertina e një koleksioni posterash të vitit 1981, të quajtur “Drita Kundër Errësirës” paraqet një djalë duke u përpjekur t’i shpëtojë një gjysheje që e tërheq nga drita drejt hijes së një kishe.

“Në dritën e vërtetë”, 1962

Sovjetikët i konsideronin Dëshmitarët e Jehovait si agjentë. Gazeta “Izvestia” i përshkruante ata si një "organizatë politike ndërkombëtare ... e vendosur kundër komunizmit ... sekti i Jehovistëve... kryen veprimtari spiunazhi nën direktivat e SHBA". Ky poster paraqet një dëshmitar me pajisje spiunazhi në sy dhe veshë. Titulli thotë: 'Mos besoni në butësinë e tij, ai nuk do t’ia dijë për shpirtin. Një dëshmitar i tillë i Jehovait është tradhtar i atdheut, spiun!”.

Poster nga koleksioni “Në dritën e vërtetë”, 1962

Ky poster paraqet dy njerëz dinakë që marrin një të tretë të pafajshëm, duke përdorur Biblën për t’i penguar të shohë djathtas ose majtas. Sipas gazetës “Izvestia”, populli sovjetik është para këtyre njerëzve, pa marrë parasysh se cilin zot mund të fshihet pas tyre”.

Revista “Pa Zot”, 1940

Ky imazh nxjerr në pah kontrastin mes 'skllevërve të Zotit' në gjunjë dhe në errësirë me 'zotërit e jetës sovjetike'.

Poster i vitit 1984

Ky poster e paraqet Jezusin si një kapitalist që tregton mallrat e tij, ndërsa të gjithë ia kanë kthyer shpinën.

Posteri i Emancipimit të Grave, 1977

Nuk ishte vetëm krishterimi në shënjestrën e sovjetikëve. Ky poster synon islamin, duke paraqitur një burrë mysliman dhe gomarin e tij hipur mbi kurrizin e një gruaje. “Thelbi i karakterit të tij është i qartë: funksionon në dy nivele. Lart, ai tregon gazetën e tij, ndërsa poshtë është i vërtetë për Muhamedin", është diçitura.

Posteri “Planetarium”, pa datë

Hija e një njeriu të mërzitur kthehet në kryq me fjalën ‘fe’ të shkruar në të. Në xhep mban një Bibël. Titulli thotë: “Shkelni mbi hijen dhe bashkohuni me turmën në nxitimin e gëzueshëm të ditës!”.

/ The Guardian /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy