Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se i ka shpëtuar një sulmi pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Këtë deklaratë e pohoi Kyrylo Budanov, shefi i inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, sipas raporteve nga disa media ukrainase, përfshirë Ukrainska Pravda.
Ka pasur një tentativë jo shumë kohë më parë. Ky është informacion jo publik dhe një përpjekje absolutisht e dështuar. Por realisht ka ndodhur rreth 2 muaj më parë.



