Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra, babë e bir janë ekzekutuar pasditen e të enjtes në Dukagjin. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme kur babë e birë kanë shkuar në fshatin Bruçaj, të njësisë Pult, pasi banesa e tyre ishte djegur. Aty atyru iu zu pritë dhe u ekzekutuan nga persona të paidentifikuar. Gazetarja e MCN në Shkodër, Bendis Druni, bëri me dije se deri më tani nuk kemi një pistë kryesore, por duke marrë parasysh Dukagjinin që është zonë e nxehtë për kultivimin e kanabisit mendohet se kjo është një pistë. Informacionet me këtë ngjarje janë të vogla, pasi po punohet për zbardhjen ngjarje. Ndërkohë dy viktimat nuk kanë pasur ndonjë rekord kriminal, por bëhet me dije se një person është shoqëruar nga policia si i dyshuar, por kjo ende nuk është e konfirmuar nga autoritetet.



