Gjykata konfirmon dënimin e dy gazetarëve të Reuters në Birmani

Gjykata konfirmon dënimin e dy gazetarëve të Reuters në Birmani

Gjykata e Apelit në Birmani konfirmoi dënimin me shtatë vjet burg të dy gazetarëve të Reuters të cilët u shpallën fajtorë për shkelje të sekretit shtetëror. Ata hetuan vrasjen e myslimanëve Rohingia në vend nga ana e ushtrisë.

Janë dënuar dhe nga gjykata e apelit me shtatë vjet burg dy gazetarët e reuters në Birmani, të akuzuar se kanë shkelur sekretin e shtetit pasi hetuan për një masakër ndaj myslimanëve Rohingia nga ana e ushtrisë. Gjykatësi pohoi se dënimi në shkallë të parë nuk ishte i gabuar dhe është konform ligjeve në fuqi, shkruan Reuters.

Reporter Wa Lone 32 vjeç, dhe Kyaw Soe Oo, 28 vjeç, u arrestuan në Jangon në dhjetor të 2017-ës dhe u burgosën sepse kishin shkelur sekretin e shtetit.

Prokurori pretendonte se dy të dënuarit kishin informacione të rezervuara për operacionet e sigurisë në shtetin e Rakinws, ku me qindra mijëra myslimanë Rohingia u arratisën gjatë një ofensive të ushtrisë. Kombet e Bashkuara e cilësuan si një spastrim etnik.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë Rajonale, deklaroi se avokatët e gazetarëve nuk kishin prezantuar provat e duhur për të vërtetuar pafajësinë e tyre. Avokatët mbrojtës mund të apelojnë vendimin në gjykatën supreme të Birmanisë në një proces që mund të zgjasë gjashtë muaj.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy