Këshilltarët bashkiakë lejohen të kalojnë perimetrin e policisë/ Blushi: Do të hyjmë me çdo çmim brenda institucionit

Këshilltarët bashkiakë lejohen të kalojnë perimetrin e policisë/ Blushi: Do të hyjmë me çdo çmim brenda institucionit

Këshilltarët bashkiakë janë lejuar të kalojnë perimetrin e vendosur nga policia para Bashkisë së Tiranës .

Gazetari Andon Kello në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live ka bërë me dije se këshilltarët bashkiakë janë lejuar të lejojnë perimetrin, por dera kryesore e bashkisë është e mbyllur.

Bashkia u mbyll 30 minuta para nisjes së protestës. 

Këshilltari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në Bashkinë  Tiranës, Tedi Blushi tha për mediat se do të hyjnë me çdo çmim në institucionin e bashkisë.

Nuk tërhiqemi, qoftë edhe duke u përballur me këta banditë me uniformë që na ndalojnë të bëjmë detyrën. Nuk jemi këtu për show, por për të dorëzuar kërkesat.

Vocaj ka marrë urdhër nga Erion Veliaj, e pohoi vetë që të mos na lejojë që të hyjmë në institucion.

Do të hyjmë me çdo çmim në këtë institucion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy