Mazniku: Nivele pagash të unifikuara për të gjitha bashkitë pavarësisht madhësisë

Mazniku: Nivele pagash të unifikuara për të gjitha bashkitë pavarësisht madhësisë

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pas mbledhjes së sotme të qeverisë njoftoi konkludimin e një procesi që ka të bëjë me pagat e pushtetit vendor.

Ai deklaroi se vendimi ka të bëjë jo vetëm me pagat, por është një reformë strukturore që merret me ristrukturimin e bashkive dhe stafeve të tyre në tre grupime të mëdha, ku një grupim merret me specifikisht planifikimin dhe monitorimin e politikave, një grupim merret me funksionet që bashkia i kryen vetë dhe një grupim i cili bën ato funksione që bashkitë zgjedhin ti bëjnë vetë apo ti kontraktojnë.

Mazniku njoftoi riklasifikimin e nivelet e pagave, duke ndryshuar skemën nga një skemë e cila i ndante bashkitë në 5 grupime dhe në varësi të madhësisë së bashkive kishte edhe nivele të ndryshme pagash.

Vendosëm nivele pagash të unifikuar për të gjitha bashkitë pavarësisht madhësisë, duke dhënë mundësinë që një person i cili është jurist në të gjitha bashkitë, një arkitekt, financier apo punonjës social merr një pagë të ngjashme në të gjitha bashkitë.

Elementi tjetër është rritja e pagave të të gjitha bashkive dhe rritja e minimume dhe maksimumeve të reja për të gjitha bashkitë në nivele të unifikuara të pagave.

Nëpërmjet këtij vendimi unifikojmë mënyrën e llogaritjes së pagave dhe vjetërsisë së punës së punonjësve të bashkisë në të gjitha nivelet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy