
Në studion e emisionit të mëngjesit "Zgjohu me MCN", astrologia Elena Demollari ka shpjeguar parashikimin e letrave tarot për javën që sapo ka nisur, duke përfshirë të gjitha shenjat e zodiakut.
Ajo tha se, në përgjithësi, shenjat do të kenë një javë të mirë, me disa sfida të vogla.
Dashi
Humbje financiare, mundësi për ndryshime pune dhe distancim nga partnerët.Do të përjetojnë krizë në marrëdhënie, por jo ndarje. Disa mund të ndihen të pasigurt, ndërsa do të kenë mundësi për përparim në karrierë dhe një qëndrim më stabil financiar.
Demi
Demi duhet të kujdeset për të mos pranuar mendime të jashtme dhe të ruajë lidhjet familjare.Ka mundësi për probleme me pronësinë dhe shpifje nga të tjerët, si dhe mund të ketë nevojë për një avokat.
Mund të presin takime të rëndësishme dhe mundësi të reja, përfshirë udhëtime të gjata dhe rritje në biznes.
Binjakët
Një largim ose tradhti mund të ketë ndodhur, por ndodhin edhe mundësi për ribashkim dhe pajtim.Priten lajme të mira, mundësia për një fejesë ose martesë dhe ndoshta edhe ardhja e një fëmije. Do të ketë harmoni dhe stabilitet.
Gaforrja
Për Gaforret, ka një periudhë kaluese të vështirë emocionalisht, por po vijnë lajme pozitive nga Universi.Priten udhëtime dhe fillime të reja, ndërkohë që një cikël i vështirë do të mbyllet, duke lënë hapësirë për gjëra të mira.
Luani
Universi do t'ju ofrojë dhurata dhe mundësi të reja. Ka mundësi për seanca gjyqësore, lajme dhe mundësi drejtësie, si dhe pritje dokumentesh të rëndësishme.Udhëtimet e gjata janë të mundshme, dhe financat do të kenë disa luhatje, por në përgjithësi, do të keni fat.
Virgjëresha
Priten përgjigje për çështje ligjore dhe dokumente, dhe komunikimi me Universin do të jetë i rëndësishëm.Duhet të kujdesen për stresin dhe debatet e mundshme me të tjerët, por ekonomia mund të shënojë përmirësime. Do të marrin lajme të mira dhe do të kenë stabilitet.
Peshorja
Peshoret do të punojnë shumë dhe do të përballen me manipulime dhe thashetheme.Megjithatë, do të kenë stabilitet financiar dhe mundësi për ndryshime të mëdha në dashuri dhe familje. Do të kenë përmirësime të konsiderueshme.
Akrepi
Për Akrepat, ka mundësi për ndikime negative nga xhelozia dhe tradhtia. Do të duhet të kenë kujdes nga personat që mund të mashtrojnë dhe shpifin për ta.Do të kenë mundësi të vogla përfitimesh financiare, por lajmet e mira do të vijnë në drejtim të karrierës dhe financave.
Shigjetari
Për Shigjetarët, do të ketë disa bllokime në fat, sidomos për çështje financiare, por mund të jetë një periudhë reflektimi dhe pastrimi.Universi do t'ju ofrojë mundësi për të çliruar mendimet negative dhe për të arritur stabilitet në biznes dhe financa.
Bricjapi
Kjo është një javë e favorshme për Bricjapët, që duhet të largohen nga ndikimet negative dhe njerëzit me mendime të errëta.Priten përmirësime ekonomike dhe një periudhë më pozitive. Do të kenë mundësi për të pastruar rrugën për diçka më të mirë.
Ujori
Ujorët do të ndihen më mirë gjatë kësaj jave. Do të kenë përfitime të vogla, por gjithashtu mund të përballen me disa konflikte dhe debate që do të shmangin.Një ngritje financiare është e mundshme, por duhet të kenë kujdes nga mendimet negative dhe xhelozia.
Peshqit
Peshqit do të përjetojnë shumë mendime negative dhe ndjenja të mbingarkuara. Ka mundësi për udhëtime të gjata dhe përmirësime financiare.Gjatë kësaj periudhe, do të ketë ndihma nga Universi, dhe përfundimisht do të dalin nga periudha e pasigurisë.



