Debati i sotëm në Kuvend, nuk ishte midis maxhorancës dhe opozitës, por brenda socialistëve dhe nuk ka asnjë ndryshmim nga KPD e famshme e Fatos Nanos.
I vetmi ndryshim ishte vendi ku u debatua, pasi sharjet, fyerje, akuza për korrupsion ndaj njëri-tjetrit ishin njësoj.
Blushi i cili ka marr rolin e opozitës ka sulmuar kreyministrin pastaj Rama, Blushin dhe pas tij, me radhë, disa deputetë kanë folur kundër Blushit.
I pari, deputeti Braçe, të cilit Blushi nuk i ktheu përgjigje, vetëm e talli duke i treguar përgjigjen e barsoletës që Braçe nuk e gjeti dot, për një muaj.
Ndërsa ka qenë shumë e rëndë situata e krijuar mes Blushit dhe ministres së Arsimit Nikolla, të cilën Blushi e akuzoi se ka marrë 3000 euro për një vend pune dhe lekët i ka ndarë me truprojën e saj, i cili mbledh dhe gjobat e ministres.
Kjo qe edhe një nga akuzë e cila ndezi sallën e Kuvendit dhe e ktheu situatën në shumë të ngjashme me atë të KPD-së socialiste, të vitit 2002, kur Fatos Nano dhe të tjerë shpërthyen në sulme të paharrueshme për kohën, por të pakrahasueshme me sulmet e ditës së sotme, në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndryshimi i vetëm është se në atë kohë debati ishte mes Fatos Nanos dhe Ilir Metës, ndërsa sot debati është në Kuvend, midis kryeministrit Rama dhe ish-socialistit Ben Blushi.



