Turqit bojkotojnë WatsApp-in

Turqit bojkotojnë WatsApp-in

Përdoruesit turq po largohen nga aplikacioni i mesazheve WhatsApp, një lëvizje që e ka bërë më parë edhe zyra e shtypit e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe Ministria e Mbrojtjes, me justifikimin se politikat e reja të ndarjes së të dhënave kanë rikthyer shqetësimet e privatësisë.

Presidenca dhe Ministria e Mbrojtjes do t’i zhvendosin grupet e tyre në BiP, një aplikacion nga gjiganti turk i rrjetit celular Turkcell më 11 janar, njoftoi Bloomberg të dielën.

Pasi aplikacioni popullor i mesazheve WhatsApp detyroi shumë përdorues të bien dakord me rregullat e reja të privatësisë, përdoruesit po kërkojnë alternativa të reja.

Telegram është bërë aplikacioni më i shkarkuar i mesazheve në App Store të Apple në Turqi, bën të ditur Anadolu Agency.

Në vendin e dytë është Signal, një aplikacion i rekomanduar nga Elon Musk, CEO i Tesla, i ndjekur nga vetë WhatsApp dhe BiP.

Për përdoruesit e Android, Telegram ishte i pari në Play Store, i ndjekur nga WwhatsApp dhe BiP.

BiP fitoi mbi 1.12 milionë përdorues në vetëm 24 orë, duke arritur në mbi 53 milionë përdorues në të gjithë botën, sipas të dhënave të publikuara nga vetë kompania Turkcell.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy