Pandemia e Covid-19, Europa ia kalon Azisë për numrin e viktimave

Pandemia e Covid-19, Europa ia kalon Azisë për numrin e viktimave

Numri i të infektuarve në botë me koronavirus i ka tejkaluar 200 000 persona, me një total prej mbi 8000 vdekjesh.

Të dhënat u publikuan në buletinin e fundit të universitetit “Johns Hopkins”.

Numri i të infektuarve sa vjen e rritet: njoftohen 201 436 të prekur dhe gjithsej 8 006 të vdekur.

Lajmërohet se deri më tani janë shëruar 82 032 persona gjithsej.

Në këtë mënyrë, numri i vdekjeve nga koronavirusi në Europë për herë të parë e kalon atë të Azisë, sipas një përllogaritjeje që ka bërë AFP-ja.

Në Evropë ka deri tani të paktën 3 421 viktima, ndërsa në Azi, ku Kina ishte epiqendra e asaj që më pas u kthye në pandemi globale ka 3 384 të vdekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy