“Gërdeci”/ Mediu: Të faktojnë çfarë shkeljesh kam bërë, të pyetet shefi i Shtabit

“Gërdeci”/ Mediu: Të faktojnë çfarë shkeljesh kam bërë, të pyetet shefi i Shtabit

GJKKO vendosi sot të administrojë procesverbalin e dëshmisë së ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha në gjyqin ku ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është marrë i pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me masakrën e Gërdecit.

Ish-anëtari i komisionit të çmimeve për vitin 2007, i thirrur me shoqërim të detyrueshëm nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, ishte i vetmi dëshmitar që u paraqit në seancën e kësaj të marte, por nuk preferoi të fliste, duke ushtruar të drejtën që i jep ligji.

Ndërsa dy dëshmitarët e fundit Luan Hoxha dhe Anjola Agolli ish sekretarja e ministrisë së drejtësisë, e cila sipas prokurorisë ka dërguar fax-in me mbishkrimin “Për Shkëlzen Berishën” drejt ministrisë se mbrojtjes, nuk u gjetën nga policia as në këtë seancë.

Sipas komunikimeve që policia ka patur me familjarët e Agollit, ata thanë kjo e fundit nuk ndodhej në Shqipëri. Por, nga një verifikim i bërë nga prokurorët e posaçëm në sistemin TIMS, rezultoi se Anjola Agolli ndodhet në Shqipëri.

Prokuroria kërkoi që të lexohen thëniet e saj, por në seancën e radhës pasi të shfrytëzohen mundësitë e tjera për ta gjetur.

Ndërsa për Luan Hoxhën, u vendos të administroheshin dëshmitë e dhëna më datë 17.02.2009 si person i pandehur. Jashtë ambienteve të GJKKO-së, Mediu tha se është qartësisht tentativë për të mos e marrë në pyetje. 

Duket qartësisht ata që janë dëshmitarë kryesorë nuk kanë pranuar të pyeten. Shefi i shtabit duhet patjetër të japë përgjigje disa pyetjeve për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Deklarimet e tij dikur për interesa personale. Nuk është kaq e vështirë për të gjetur adresën e një qytetari në SHBA”, tha Mediu për gazetarët.

Por, sipas prokurorit kjo gjë është e pamundur pasi nuk ka një adresë të saktë të vendndodhjes së tij në SHBA.

Prokuroria vijoi me administrimin e provave shkresore, ku ishin ekspertimi teknik i shpërthimit, ekspertimi kontabël i dëmeve dhe ekspertimi ushtarak në lidhje me municionet e demontuara.

Mbrojtja e Mediut i kërkoi Prokurorisë të përcaktonte rolin e ish ministrit të mbrojtjes dhe përgjegjësitë e tij lidhur me provat që ato administrojnë. Seanca e radhës u la më datë 24 prill ora 09.00.

Më 15 mars 2008 nga shpërthimi i një punishteje demontimi të armëve humbën jetën 26 persona e qindra u plagosën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy