Skandali i mikrokredive, Duraj: Pronarët e kompanisë MCA, kanë qenë pronarët e një shërbimi përmbarimor

Skandali i mikrokredive, Duraj: Pronarët e kompanisë MCA, kanë qenë pronarët e një shërbimi përmbarimor

Avokati Alban Duraj, për kompanitë dhe personat që janë nën hetim pet skandalin e mikrokredive thotë se kanë shfrytëzuar hapësira ligjore duke krijuar për skema të mirëfillta mashtrimi.

Në edicionin “MCN Economy”, Duraj deklaroi se vetë ata që janë pronarë de fakto të kompanisë MCA, së pari kanë qenë pronarë të një kompanie shërbimi përmbarimor dhe kështu ka filluar gjithçka pasi ka qenë një nga zyrat më të mëdha në momentin e licencimit në 2010.

Drupal Ad

Kjo kompani nuk ka respektuar kodin e procedurës civile, dhe në rastet kur klientët paguanin detyrimet, kompania e përmbarimit nuk e hiqte sekuestron.

Duhet të gjëja dikë që të hiqja urdhrat e sekuestros, ndërkohë që gjyqet do të zgjasnin pafund.

Pastaj duke parë që kredidhënia ka qenë me fitim, morën licencën për të ushtruar dhe dhënë kredi si institucion mikrofinanciar dhe de fakto ishte pronar.

Nxirrnin individë të tjerë si përmbarues, të cilët ishin thjeshtë emra.

Dy janë ata që kanë organizuar këtë skemë, ndërsa të tjerët janë kot në burg, ndoshta janë detyruar dhe nga pamundësia financiare.

Ata që e kanë zhvilluar këtë skenë, hiqeshin licencat dhe merreshin licenca të tjera, duke futur persona të tjerë, qytetarë që nuk kishin njohuri me ligjin.

Kudo që ishin debitorë, shkonin bënin marrëveshjen e tyre, do të ristrukturojmë kredinë, do të ulim këstin, por nuk dinin çfarë firmosnin, bënin një marrëveshje, pa e ditur se çfarë kishin firmosur.

Por kishin marrë një kredi që nuk kalonte në llogari, ishte fiktive, ndërkohë që detyrimi rritet.

Kthimi i pronave do kohën e vetë, duhet të kërkojnë paligjshmërinë e veprimeve të përmbaruesve që nuk kanë pasur licencë, kam rast konkret që i është hequr licenca përmbaruesit dhe mikrofinancës.

Ministria e Drejtësisë thotë se i kemi hequr licencën shoqërisë që në vitin 2019, por kjo nuk është e vërtetë.

Ministria thotë se dosjet kanë ardhur në ministri, ne do i verifikojmë dhe do i çojmë në përmbarues të tjerë ose në përmbarimin e shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy