Italia hapa progresivë për vaksinën kundër Covid-19

Italia hapa progresivë për vaksinën kundër Covid-19

Drejtuesi i Takis, Luigi Aurisicchio, ka konfirmuar lajmin inkurajuese për krijimin e vaksinës së koronavirusit në Itali, e cila mund të jetë gati në shtatorë.

Si fillim do të aplikohet tek stafi mjekësorë. Biologu 49-vjeçar dhe themeluesi i kompanisë me bazë në Castel Romano raporton për Ansa: "Pas eksperimentit të parë dhe me një administrim të vetëm, gjetëm një prodhim të fortë të antitrupave. Rezultatet e para në modelet preklinike demonstrojnë imunogjenitetin e fortë të kandidatëve për vaksina ”.

Nga pesë prototipet e vaksinave që janë testuar, dy në veçanti duket se po përgjigjen shumë mire.

Aurisicchio shpjegon sesi lufta e ekipit të tij filloi ne kohën kur sapo sekuenca e ADN-së Covid-19 u bë publike nga autoritetet kineze.

"Vaksinat janë të bazuara në kompjuter dhe merren duke klonuar një fragment të informacionit gjenetik të koronavirus në fillesat rrethore të ADN-së të pranishme në bakteret", shpjegon Dr.Aurisicchio.

"Kjo shkakton formimin e antitrupave kundër proteinës Spike, e cila gjendet në sipërfaqen e koronavirusit, dhe është arma kryesore me të cilën virusi sulmon qelizat e frymëmarrjes njerëzore."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy