Zgjedhjet në Britani/ Laburistët kryesojnë sondazhet, Starmer: Anglezët të matur, s’i duan ekstremet

Zgjedhjet në Britani/ Laburistët kryesojnë sondazhet, Starmer: Anglezët të matur, s’i duan ekstremet

Beteja zgjedhore është ndezur në Britani. Laburistët e majtë përballë konservatorëve të djathtë kanë nisur fushatën shtëpi më shtëpi, ndërsa fokusi është te emigracioni dhe ekonomia.

Nga zona zgjedhore e ish-kryeministrit konservator Boris Jonson, lideri laburist Keir Starmer tha se ka ardhur koha për ndryshim dhe ripërtëritje kombëtare.

Nuk është e nevojshme të kesh qenë gjithnjë mbështetës i laburistëve që të votosh për një ripërtëritje kombëtare që ka nevojë vendi. Njerëzit nuk i pëlqejnë politikat e ekstremit të djathtë apo të majtë, ndaj qendra është vendi ku janë pozicionuar shumica e njerëzve. Si komb, në përgjithësi, ne jemi mjaft i arsyeshëm, tolerantë dhe centrist në politikë. Britanikët duan që familjet dhe vendi të përmirësohen dhe të bëjnë përparim.

Nga ana tjetër dhe Kryeministri në detyrë Rishi Sunak ka ndezur gjithashtu motorët e fushatës konservatore.

Keir Starmeri do që ju të besoni se zgjedhjet kanë përfunduar pa filluar akoma. Nuk është kështu. Do punoj çdo ditë e më shumë që të fitoj besimin tuaj, sepse popullit britanik nuk i pëlqen të merret si i mirëqenë. I keni parë problemet e brendshme të laburistëve. Imagjinoni çfarë vendimesh do marrin ata për taksat, kërkesat sindikale si dhe për sigurinë dhe mbrojtjen tonë.

Këtë javë u shpërnda parlamenti britanik dhe zgjedhjet janë dekretuar për në datën 4 korrik. Sondazhet tregojnë se Laburistët mund të kthehen bindshëm në pushtet pas 14 vjetësh qeverisjeje konservatore.

Në projeksionet e medieve britanike, laburistët marrin rreth 303 deputetë në zgjedhjet e radhës ndërsa konservatorët shkojnë në të njëjtat kuota me liberal demokratët, më të ulëtat ndër dekada.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy