
Tirana festoi një ditë më parë 100-vjetorin e vendosjeve të marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në si dhe çeljen e negociatave, në një koncert madhështor i cili u mbajt në sheshin ‘Skënderbej’.
Momentet e veçanta nga koncerti, i ka ndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një sërë fotosh.
Mirëmëngjes me shijen e jashtëzakonshme të mbrëmjes së djeshme të Tiranës, kryeqytetit europian të rinisë 2022, që festoi lidhjen 100 vjet më parë me Shtetet e Bashkuara dhe atë 10 ditë më parë me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të qetë.
Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin Skënderbej për të ndjekur koncertin që organizoi kryeministri Edi Rama së bashku me Bashkinë e Tiranës, për të festuar 100-vjetorin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA-në si dhe çeljen e negociatave.



