Një helikopter i forcave të marines greke është rrëzuar në detin Egje duke shkaktuar vdekjen e tre ushtarakëve.
Ngjarja është regjistruar gjatë natës së të enjtes teksa helikopteri po kryente një mision në kuadër të manovrave të programuara më parë. Rethanat e tragjedisë mbeten të paqarta, ndërsa Ministri i Mbrojtjes greke ka njoftuar hapjen e hetimeve për këtë çështje.



