
"Një protestë si e Lulzim Bashës, por pa Lulzim Bashën." Kështu e cilësoi Indrit Vokshi protestën e mbajtur sot nga opozita para Kryeministrisë. Vokshi tha se dy hetimet e fundit të SPAK e kanë detyruar opozitën të ndryshojë qasjen në raport me organin e akuzës, por te mbështetësit e saj ka ende konfuzion në lidhje me këtë.
Kjo ishte një protestë si e Lulzim Bashës pa Lulzim Bashën. Opozita ka detyrë të bëhet e votueshme. Cështjet e tjera i zgjidh prokuroria dhe njerëzit dalin vetë.
Ka të bëjë mënyra si pozicionohet opozita në zgjedhje. Kemi dy bomba administrative dhe shtetërore: Balluku dhe AKSHI. Këtu jemi të pozicionuar keq. Njerëzit nuk e kanë marrë vesh që ka ndryshuar gjuha në raport me prokurorinë. Ka një problem të komunikimit të një partie politike.
Pse duhet shqiptarët të blejnë një xhaketë që e kanë hequr në 2013? Unë mendoj se ka pozicionim të keq. Njeriu angazhohet për të ndryshuar qeverisjen. Partia më e madhe është PD. Ajo kërkon të riciklojë qeverinë e 2013.



