
Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se Kosova dhe Serbia janë në prag të luftës dhe do duhej që të ishte Beogradi, Tirana, Prishtina dhe Podgorica ata që do refuzonin foton me ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç, dhe të mos ishte ky i fundit që do bënte rebelimin.
Sipas Ramabajës Serbia mund të heqë dorë vetëm kur mund të shohë se Shqipëria politike, armata e Shqipërisë do të armatoset mirë dhe do të komunikojë me forcat e Kosovës.
“Edhe Kosova duhet të shpenzonte më shumë në forcimin e armatës” tha Ramabaja gjatë shpjegimit të tij.
Nuk duhet të kemi iluzion me Serbinë jemi në gjendje lufte. Në 24 shtator në Banjksë u bë luftë e ashpër, pati një të vrarë nga ana e policisë sonë dhe dy të plagosur, nga ana serbe 4 zyrtarisht janë të pranuar, por së paku 4 të tjerë nuk janë pranuar si të vdekur që i janë dorëzuar familjeve.
Është hap drejt aneksimit të veriut ka pohuar presidenti. Në një gjendje të tillë lufte ata që do duhet ta refuzonin praninë në foton familjare duhet të ishin Brukseli, Tirana, Prishtina, por jo të toleronin Daiçiç-in të rebelohej mes Tiranës sikur i kemi borxh. Kjo sjell bën të mundur përsëritjen e skenave të tilla.
Shqipëria dhe Kosova duhet të përqendroheshin në proces të përshpejtuar në forcimin e sigurisë, dakordimin e strategjisë së mbrojtjes dhe për përpjekje të përshpejtuara për armatim sepse ne jemi në prag të luftës me Serbinë. Serbia nuk heq dorë nga lufta, ajo mund të heqë dorë vetëm atëherë kur mund të shohë se Shqipëria politike, armata e Shqipërisë do të armatoset mirë dhe do të komunikojë me forcat e Kosovës.
Edhe Kosova duhet të shpenzonte më shumë në forcimin e armatës.



