<p>Eksperti i mjedisit, Mihallaq Qirjo, thotë se transporti dhe ndërtimi janë dy ndotësit më të mëdhenj të ajrit. Në studion e MCN, ai theksoi se problemi i ndotjes theksohet gjatë dimrit.</p> <blockquote> <p><em>Aktualisht mbi zonën e Serbisë, cilësia është trefish më e keqe. Cilësia e ajrit është ndërveprimi i një sërë faktorësh. Ndodh që në momente të caktuara, kur atmosfera nuk ka shumë lëvizje, ajri të bëhet më i rëndë dhe më i papërshtatshëm. Ndotja e ajrit nuk vjen shumë nga industria. Transporti është faktori kryesor, i kombinuar më mirëmbajtjen e rrugëve, i cili në kushtet e bumit të ndërtimit është i lartë. Momentet e dimrit e rrisin problematikën e cilësisë së ajrit. Ajri i ndotur qëndron poshtë, ndaj është problem. </em></p> </blockquote> <p>Ai shtoi se niveli real i ndotjes nuk është tërësisht i saktë, pasi matjet janë momentale.</p> <blockquote> <p><em>Monitorimi i ajrit ka çeduar, ka mbetur më mbrapa. Ne kemi tre stacione në Tiranë që monitorojnë ajrin. Njëri prej tyre i takon Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Monitorimi duhet të bëhet gjatë 24 orëve, për të parë si një parametër vijon në kohë. Nëse ajri për disa ditë qëndron në norma të tejkaluara, atëherë situata agravohet. Por matjet bëhen në momente të caktuara dhe jo non stop. Matje janë bërë edhe në Shkodër, Elbasan, Vlorë. Por këto nuk janë matje shkencore dhe as matje për t’u referuar. </em></p> </blockquote>



