Analisti Neritan Sejamini në emisionin ‘Të Paekspzouarit’ në MCN TV u shpreh se Kongresi i Partisë Socialiste thjeshtë konfirmoi që kjo parti është një parti personaliste ku mungojnë kritikat dhe idetë.
Ai tha se shqetësuese mbetet fakti se si parti qeverisëse nuk ka asnjë reflektim mbi qeverisjen e vendit. Sipas tij, më e keqja qëndrin në faktin se nuk parti asnjë shpjegim, teksa kjop qeverisje është dërrmuar nga skandalet e vendit ku janë përfshirë figura të rëndësishme të partisë.
Rama kontrollon personalisht partinë, në parti nuk ka mendim ndryshe, nuk ka kritika, nuk ka debate është vetëm Rama dhe gjithë të tjerët janë pjesë e sfondit. Si ato koncertet që turma mbahet nga këngëtarët e rinj në pritje të atij këngëtarit të madh, pra parti personaliste, pa debate dhe konkurrencë, pa ide.
Shqetësuese mbetet fakti se si parti qeverisëse nuk ka asnjë reflektim mbi qeverisjen e vendit, mbi të gjitha një qeverisje që është dërrmuar nga skandalet e vendit ku janë përfshirë figura të rëndësishëm të partisë, si nuk u tha asnjë fjalë kur gjithë këto figura akuzohen për korrupsion, nuk pati një reflektim, një shpjegim. Pse na janë korruptuar kaq shumë ministra, dhe nga pikëpamja personale këta janë të gjithë kolegë, ose do i kritikonin ose do i mbronin. Edhe ky reflektim për qeverisje nuk u pa.



