SHBA: Asadi po i djeg të burgosurit në krematoriume

SHBA: Asadi po i djeg të burgosurit në krematoriume

Qeveria siriane po vret të burgosurit e një prej burgjeve të saj dhe po përdor një krematorium për djegien e trupave, tha sot një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit.

”Të paktën 50 të burgosur janë vrarë çdo ditë në burgun e Sajdnajas, në periferi të Damaskut”, tha Stuart Jones, ndihmëssekretari në detyrë i Zyrës së Departamentit amerikan të Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërme.

”Disa trupa janë varrosur në një varr masiv, por trupat e tjerë janë djegur në krematorium, që ndodhet në godinën e burgut”, theksoi Jones për gazetarët në Uashington.

”Të paktën 70 të burgosur mbahen aktualisht nga regjimi sirian në qeli të ndërtuara për të mbajtur vetëm pesë të tillë”, shtoi ai.

Ky informacion është mbledhur nga disa burime, përfshirë OJQ, njoftime të medias apo burime të shërbimeve sekrete amerikane. / ATA / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy