Pandemia e Covid-19 ka ndikuar rrënjësisht në mënyrën se si ne jetojmë duke parë ndryshime edhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve.
Si ka ndryshuar renditja e qyteteve më të shtrenjta në botë gjatë periudhës së Covid-19? Raporti Botëror i Kostove për vitin 2020 tregon se këtë vit renditja nuk dominohet më nga Azia, Singapori dhe Osaka, pasi dy qytete evropiane bashkohen me Hong-Kong në krye të listës për herë të parë.
Qytetet më të shtrenjta në botë 2020, 10 pozicionet më të mira në renditje :
1. Cyrih - Zvicër
2. Paris - Francë
3. Hong-Kong - Kinë
4. Singapori - Singapori
5. Tel Aviv - Izrael
6. Osaka - Japoni
7. Gjenevë - Zvicër
8. New York - SHBA
9. Kopenhagë - Danimarkë
10. Los Angeles - SHBA
5 qytetet më pak të kushtueshme në botë
Damask - Siri
Tashkent - Uzbekistan
Lusaka - Zambia
Karakas - Venezuelë
Almaty - Kazakistan
Qytetet e tjera me koston më të ulët të jetesës janë Karaçi (Pakistan), Buenos Aires, Algjeri dhe Chennai (Indi).



