Ajo që kanë vërejtur shkencëtarët në Polin e Veriut kohët e fundit i ka rritur shqetësimet për kërcënimin serioz që paraqet ndryshimi klimatik. Muajt e fundit në disa prej stacioneve të ngritura në pika të ndryshme të Polit të Veriut është vënë re se temperaturat janë ngritur mbi zero.
Gjatë kësaj jave, pesë prej stacioneve ku kryehen matje kanë regjistruat temperaturë 1.2 gradë celcius, ndërkohë që në Rusinë qendrore janë regjistruar temperature deri në -40 gradë.
Peter Wadhams, kreu i grupit të ekspertëve për studimet mbi oqeanin polar në Universitetin e Kembrixhit, thotë se një temperaturë e tillë në këtë kohë të vitit është e paprecedent.
“Është diçka serioze. Ky është shqteësim në rritje për diçka që po ndodh në disa fronte njëherësh”, thotë ai për ndryshimet klimatike.



