Vuçiç: Nuk jemi afër një marrëveshje politike me Kosovën

Vuçiç: Nuk jemi afër një marrëveshje politike me Kosovën

Aleksander Vuçiç, presidenti i Serbisë, ka ulur eforinë pas marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington me Kosovën në SHBA. Për Reuters ai ka komentuar lëvizjen ekonomike që po iniciohet nga Amerika për të dy vendet, por kjo thotë se nuk po i çon drejt marrëveshjes politike pavarësisht se është një hap pozitiv.

“Mendoj se marrëveshjet e tilla janë shumë të rëndësishme për të ruajtur paqen dhe për t’i zgjidhur, njëherë e përgjithmonë, problemet tona, për të pasur të ardhme të qartë për fëmijët tanë,”- tha Vuçiq.

Më tej Vuçiç foli për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës

 “Kur ju ndiqni politikën që Serbia duhet të ndjek, duhet të keni parasysh situatën rreth Kosovës, presionet e fuqishme me të cilat po përballemi nga të gjitha anët. Kur keni një situatë të tillë në një vend të vogël në një udhëkryq gjeografik, atëherë duhet të ndiqni një politikë të paqes dhe stabilitetit dhe jo të urretjes dhe kur të urreni, ju duhet t’i urreni në mënyrë të barabartë të gjithë”-tha Vuçiç.

Kur u pyet nëse marrëveshjet ekonomike do të çojnë në marrëveshje politike presidenti serb deklaroi: “Nuk po them se jemi afër një zgjidhjeje politike me Kosovën.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy