42-vjeçari ekzekutohet me automatik para shtëpisë së tij në Vlorë

42-vjeçari ekzekutohet me automatik para shtëpisë së tij në Vlorë

Dalin në dritë detaje të tjera nga atentanti në orët e natës, i ndodhur në Vlorë.

 Mësohet se viktimë nga breshëria e automatikut ka mbetur 42-vjeçari Shkëlzen Velaj. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”.

42-vjeçari, i cili ndonëse e pikasi se disa persona po e ndiqnin me makinë, tentoi të dilte me vrap nga mjeti dhe të hynte në pallatin ku banonte. Ai e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë, në katin e 5 të pallatit. Ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij.

 Policia njoftoi se ai humbi jetën në spital, për shkak të plagëve të rënda.

Autorët e krimit akoma nuk janë identifikuar nga efektivët. Ndërkaq, policia bëri me dije se gjatë inspektimit për zbardhjene  rrethanave në zonën në afërsi të fshatit Risili është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur që mund të jetë i autorëve të ngjarjes. 

Mësohet se Shkëlzen Velaj është vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në masakrën e Çoles, ndodhur në 7 prill të 2015-ës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy