Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga një përshkallëzim ushtarak në Rafah, në skajin jugor të Rripit të Gazës, duke paralajmëruar se ka më shumë se 600,000 fëmijë në zonë, disa prej të cilëve janë zhvendosur më shumë se një herë që nga fillimi i luftës katër muaj më parë.
Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell tha në një deklaratë se përshkallëzimi ushtarak në Rafah do të shënonte një tjetër pikë kthese shkatërruese në një luftë që ka vrarë më shumë se 27,000 njerëz sipas zyrtarëve shëndetësorë të Gazës.
"Ne kemi nevojë që spitalet, strehimoret, tregjet dhe sistemet e uji në Gaza që të mbeten funksionale", tha Russell.



