
Drejtoria e përgjithshme detare njofton se nisur nga përkeqësimi i motit njofton masat që janë marrë për ditën e nesërme.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën e Vlorë-Brindisi-Vlorë ditën e sotme do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Nesër do të pezullohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
Anijet e linjës Durrës -Bari -Durrës ditën e sotme do të operojnë normalisht. Ditën e nesërme do të pezullohen në të dyja drejtimet. Anijet e linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë operojnë normalisht.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 30-01-02.12.2023 duke filluar nga ora 16:00 datë 30.11.2023 në drejtimin jug-jug-lindje deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra.
Njoftohen drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre me qëllim parandalimin e situatave dhe incidenteve detare gjatë datave 30-01-02.12.2023.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 02.12.2023.



