Dyrmishaj: Psikologjia erdhi për të zëvendësuar Zotin! Gruaja ka të drejtë të veshë burka dhe bikini

Dyrmishaj: Psikologjia erdhi për të zëvendësuar Zotin! Gruaja ka të drejtë të veshë burka dhe bikini

Psikologia Edlira Dyrmishaj tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se burka është në kulturën e vendeve arabe dhe jo detyrim në Kuran.

Megjithatë ajo u shpreh se një grua ka të drejtë të veshë si burkën ashtu edhe bikinin. Dyrmishaj rrëfeu se shpesh i bëhet pyetja si ka mundësi që është besimtare edhe psikologe në të njëjtën kohë.

Duhet të ndarë çfarë është Islami dhe bota arabe. Mendoj që çdo grua ka të drejtë të veshë çfarë të dojë. Ashtu siç del me bikini, edhe për burkën. Është një veshje që lidhet me kulturën. Në vendet arabe u vjen e natyrshme, sepse ashtu janë formuar, ashtu janë rritur. Megjithatë nuk është rregull dhe detyrim fetar si shamia. Në Kuran thuhet lexo. Shpesh më bëhet pyetja si ka mundësi, besimtare dhe psikologe. E kuptoj arsyen. Psikologjia ka lindur në një kohë kur duhej krijuar njeriu i ri, njeriu pa Zot. Nuk ka ndodhur kurrë që Islami të burgosë dijetarë. Ndërkohë që Evropa e mesjetës vriste dijetares. Inkuzicioni ka lindur nga kisha, asnjëherë nga xhamia. Psikologjia erdhi si nevojë për të zëvendësuar klerin dhe Zotin nga jeta e njeriun. Është e bukur ideja që kur kemi sukses ia atribuojmë vetes, po kur dështojmë kujt ia atribuojnë. Ekzistenca e besimit është bastun i brendshëm, pikë referimi për të përballuar shumë gjëra”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy