Dështon edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri, Kuvendit mblidhet vetëm 3 minuta (VIDEO)

Dështon edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri, Kuvendit mblidhet vetëm 3 minuta (VIDEO)

Seanca e Parlamentit u mblodh per vetem tre minuta per te konstatuar se nuk ka asnje kandidat per President.

Me heret u mblodh Komisioni i Ligjeve për të verifikuar nëse në më pak se 12 orë nga raundi i parë i votimit në Kuvend, kishte ardhur ndonjë kandidat për President.

Gjatë mbledhjes formale, kryetarja e komisionit, Vasilika Hysi, tha se nuk ka pasur asnjë emër të mbështetur nga 20 deputetë, çka do të thotë se edhe seanca e Kuvendit do të konsumojë raundin e dytë të procesit.

Sipas Kushtetutës, raundi i tretë duhet të zhvillohet brenda një jave pikërisht më 27 prill duke filluar nga ora 15:00 dhe për zgjedhjen e Presidentit duhet të votojnë 84 deputetë pro.

Edhe ditën e djeshme u zhvillua raundi i parë i zgjedhjedhjes së, por ashtu si ditën e sotme nuk u propozua asnjë kandidatë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy