
Gazetari Artan Hoxha tha në studion e MCN Live se Shqipëria për shkak të MEK është në targetin e vendeve që Irani në një rast dëshpërues mund të tentojë t’i krijojë probleme.
Më tej, Hoxha tha se Irani e sheh Shqipërinë si një vend të djallit për shkak se mbajmë opozitën iraniane, për shkak të lidhjeve me SHBA, Izraelit dhe përfshirjes së Izraelit në projektin për të krijuar shtet bektashi.
E kërkuar nga aleatët, por dhe për shkak se vendi ynë ndodhet brenda rrezes që raketat balistike të Iranit mund të mbulojnë, Hoxha thotë se janë rritur masat nga shteti ynë dhe pse mbahet e fshetë.
Antiterrori, ushtria dhe shërbimet inteligjente kanë dyfishuar kontrollet në zonë, patrullat, në pikat e hyrjes në vendin tonë dhe kanë krijuar lista të veçantë me emrat e personave që mund të kenë ndikim dhe mund të ndihmojnë Iranin.
Për shkak të prezencës së MEK, në Shqipëri ne jemi adresuar si një nga armiqtë e Republikës Islamike të Iranit, pra regjimi në iranian, ne jemi të etiketuar nga Ajatollah Ali Khamenei, si një populli i djallit për shkak që mbajnë opozitën iraniane, për shkak të lidhjeve me SHBA, Izraelit dhe përfshirjes së Izraelit në projektin për të krijuar shtet bektashi brenda territorit të Shqipërisë. Shqipëria për shkak edhe të aftësive që ka Irani, ne jemi brenda rrezes së raketave balistike që ata lëshojnë. Shqipërinë e kap rrezja që kanë aftësitë, që ka Republika Islamike për të goditur kundërshtarët. E cilësojnë si organizatë terroriste MEK, është detyrë e tyre për t’i asgjësuar, na ka ekspozuar. Shqipëria i ka marrë në kuadër të angazhimit që kemi në NATO. SHBA kërkonte vend nuk i pranonte njeri, a përzgjodhën, siç na përdorën për ujgurët që nuk i merrte njeri. Në një situatë kur Irani po ndjen vështirësi dhe opozita është aktivizuar me të gjitha mënyrat, një pjesë e tyre kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar Izraelin
Sa më shumë ekspozohet MEK aq më shumë rrezikohet Shqipëria.
Ne kemi marrë masa. Shërbimi Sekret i Shqipërisë, shërbimi i ushtrisë, antiterritorri kanë marrë detyra të posaçme dhe kanë kaluar në gadishmëri maksimale për të mbajtur nën mbikëqyrje çdo lëvizje që mund të bëhet me objektiv dëmtimin e këtij komuniteti dhe objekti. Ata kanë masa sigurie në 3 shkallë, në shtet, polici private dhe siguri të brendshme. Masat që janë marrë duke evidentuar çdo person që ka qenë i dyshuar për lidhjet që mund të ketë pasur me interesat e Republikës Islamike që në një moment mund të bëjnë problem jo vetëm për goditjen e këtij objekti.
Goditje e këtij objekti cenon sigurinë e Shqipërisë. Kanë kaluar në filtrim të gjithë, është detyrë që na ka ardhur dhe nga aletate.
Jemi nën rrezen që Irani ka të fuqisë së vet ushtarake.
Janë rritur masat e sigurisë në zonë, janë dyfishuar që nga patrullimet, që nga shtimi i kontrolleve të lëvizje Ajo zonë është afër me plazhin, në anë të rrugës, e bën më të aksesueshme nga persona që mund të kenë objektiv ta dëmtojnë.
Shërbimet sekrete i kanë rritur në maksimum masat e sigurisë për t’i mbrojtur ata.
Është kaluar në sitë çdo njeri i dyshuar që mund të përbëjë rrezik. Janë rritur kontroll. Është çuar listë e veçantë ne aeroport, port, apo kufirin e gjelbër për të evidentuar persona që mund të jenë pjesë e interesave iraniane dhe mund të tentojnë të dëmtojnë MEK, dhe nëpërmjet tyre Shqipërinë.
Nuk është bërë publike. Është munduar të mbahet në fshehtësi. Shqipëria për shkak të MEK është në tragetin e vendeve që Irani në një rast dëshpërues mund të tentojë t’i krijojë probleme. Ka tentuar ta bëjë dhe duke dërguar operativë konkretë.



