“5D”, Hoxha: Në një bashki që ka vjedhur miliona s’bëhet qameti nga dëmi protestës

“5D”, Hoxha: Në një bashki që ka vjedhur miliona s’bëhet qameti nga dëmi protestës

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se aktet e përplasjes në protestën e opozitës para bashkisë Tiranë janë mëse normale, por ata që e vuajnë këtë situatë janë policët.

Më tej Hoxha tha se pavarësisht akteve të përplasjes, nuk u bë dëm i madh në ambientet e bashkisë.

“Gjatë protestave ne shohim që ka akte përplasje dhe kjo është normale. Ajo që e bënë jo normale është që dhe këto aktet e sforcuara i bëjnë më tepër të për të çuar një mesazh. Aty u hodhën 9 shishe molotov dhe policia ishte aty. Të vetmit njerëz që e vuajnë atë situatë aty janë policët. Protestuesit pas ngjarjes penalizohen duke u proceduar penalisht sepse ne pamë që në ligjin për amnistinë jo të gjithë protestuesit i kapi amnistia.

Çdo protestues që është akuzuar për kundërshtim dhe dhunë ndaj policisë dhe në rastin konkret ka ndërhyrë policia duke arrestuar disa nga protestuesit. Fati i madh atë ditë është që nuk u dëmtua njeri. Në këtë bashki kur janë vjedhur miliona nga 5D nuk bëhet qameti nga dëmi që u bë nga protesta.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy