
Reshjet lokale të shiut do të na shoqërojnë deri në fundjavë, parashikon Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM).
Meteorologia Anira Gjoni, në një lidhje për “MCN Live”, bëri me dije se gjatë ditëve në vijim moti do të jetë i paqëndrueshëm, ndërsa nga dita e nesërme pritet një rënie e temperaturave me rreth 2 gradë Celsius, si në vlerat minimale ashtu edhe në ato maksimale.
Gjatë ditës së sotme do të ketë reshje lokale shiu, kryesisht me intensitet të dobët. Fundjava do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë reshje të dobëta shiu në të gjithë territorin.
Në zonat malore, mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore, por me intensitet të ulët dhe pa prirje për forcim.
Ditën e sotme reshjet do të jenë të ndërprera dhe lokale, ndërsa të dielën ato rikthehen në të gjithë territorin, por sërish të dobëta dhe pa intensifikim.
Sa i përket temperaturave, nga dita e nesërme pritet një rënie prej rreth 2°C. Të dielën dhe të hënën, temperaturat do të jenë relativisht të qëndrueshme.
Në zonat bregdetare, temperaturat minimale do të zbresin në rreth 6°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 13°C.
Në zonat e ulëta, minimalet do të jenë rreth 9°C dhe maksimalet deri në 12°C.
Në zonat malore, temperaturat minimale do të shënojnë rreth 2°C, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 7°C.



